Vret tetë persona e pastaj bën vetëvrasje
Shtatë të rritur dhe dy fëmijë janë gjetur të vdekur në qytetin kanadez Edmondton, pasi një burrë e kreu atë që policia e cilësoi “vrasja masive e pakuptimtë” që ka lidhje me “dhunën familjare”, raporton KTV.

Bota
Policia ka njoftuar se vrasja e 6 të rriturve dhe e 2 fëmijëve ishte kryer nga një njeri me depresion, i cili më vonë e vrau edhe veten.
Burri i ka vrarë viktimat në dy vende të ndryshme, e pastaj është larguar nga qyteti dhe e ka vrarë veten në një restorant, në një vendbanim të afërt. Ky ishte incidenti më vdekjeprurës në historinë e qytetit.