Vrau gruan, 21 vjet burg shqiptarit në Itali

Gjykata e Xhenovas ka dënuar me 21 vjet burg 45 vjeçarin Adrian Balliu, i cili natën mes 24 dhe 25 shtatorit 2014 qëlloi për vdekje me thikë bashkëshorten e tij Valmira Balliu.

Lajme

27/01/2016 20:03

Krimi ndodhi pas një konflikti të dhunshëm në shtëpinë e tyre në Kazela të Italisë.

Balliu dyshonte se e shoqja e tradhtonte dhe do ta braktiste duke i marrë me vete dhe fëmijët. Xhelozia, gjendja ekonomike dhe ajo psikike e kishin shtyrë burrin drejt alkoolit, ndërsa pas konfliktit ai vrau të shoqen ndërkohë që fëmijët flinin në dhomën ngjitur.

Përveç burgimit, në vendimin e së martës nga gjykata Balliu detyrohet të paguajë 500 mijë euro secilit prej dy fëmijëve 3 dhe 4 vjeç.