Vrau grekun në qendër të Athinës, ja çfarë ka deklaruar shqiptari në polici

I riu shqiptar, i cili mëngjesin e të dielës vrau një grek në sy të motrës së tij në qendër të Athinës, ka rrëfyer ngjarjen për policinë greke. 27­ vjeçari ka deklaruar se nuk mban mend shumë detaje pasi ishte nën efektin e alkoolit.

Lajme

02/02/2016 11:24

“Nuk mbaj mend shumë gjëra, isha i dehur”, ka rrëfyer shqiptari, i cili pretendon se nuk e mban mend as viktimën. E gjitha nisi të shtunën vonë, kur ai shkoi në qendër të kryeqytetit grek bashkë me motrën. Pasi doli nga një dyqan dhe bëri disa hapa, i riu sulmoi 43­vjeçarin grek pasi po i shqetësonte të motrën.

Të dy nisën një përleshje fizike, e cila zgjati pak minuta pasi kalimtarët ndërhyrë duke i ndarë. Pas kësaj, 43­vjeçari iu drejtua një taksie, për t’u larguar. Por, pak çaste më pas humbi vetëdijen dhe shoferi e dërgoi në spital. Ai mbërriti i pajetë në spital dhe sipas mjekëve rezulton se është goditur me send të mbrehtë në qafë.

Duke kërkuar falje, 27­vjeçari pranon krimin dhe thotë se reagoi në atë mënyrë, i ndikuar nga alkooli dhe nga ngacmimi i motrës.

Policia, e cila e arrestoi pak pas ngjarjes, thotë se 27­vjeçari ishte dukshëm në gjendje të dehur. Sipas policisë, 43­vjeçari grek ka marrë disa goditje me çelës makinë në qafë duke i shkaktuar plagë serioze. (Panorama)