Vrau dy kushërinjtë në Itali, arrestohet pas 21 vitesh 51 vjeçari shqiptar

Një 50-vjeçar nga Elbasani është arrestuar 21 vite pasi kishte kryer një vrasje të dyfishtë.

Bota

04/07/2019 20:25

Sokol Taçe, pas përfshirjes në një ngjarje të rëndë të ndodhur në vitin 1998 në Bergamo të Italisë, u rikthye në vendin e lindjes.

“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan në bashkëpunim me Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Interpol Tirana, pas një pune të mirorganizuar dhe profesionale, në bazë të informacioneve të marra, bënë kapjen dhe arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar: S. T., (alias V.D.,) 50 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan. Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Bergamos në Itali ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, njoftoi policia.

Babai i tre djemve, dy prej të cilëve binjakë, ishte i papunë. Për shkak të së kaluarës së tij të errët, ai nuk publikonte asnjë foto në rrjetet sociale, përveç shfaqte imazhe makinash. Por, e vërteta e përfshirjes së tij në vrasjen e dy kushërinjve Kolaveri në Itali ende nuk dihet ekzaktësisht.

Sokol Taçe dyshohet për vrasje në bashkëpunim me Almir Harunin, 44 vjeç, i cili ndodhet në burg në Shqipëri. Zbulimi i tij si autor i vrasjes së kushërinjve Kolaveri erdhi pas 9 vite hetimesh. Kjo, pasi të vetmen provë që hetuesit italianë kishin ishte shenjat e lëna në një gotë uji, që autori kishte përdorur në lokalin ku ishte ulur para krimit.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprime të mëtejshme”, bëhet e ditur nga Policia./Tch/