Vrasjet në Pejë u urdhëruan nga Milosevic

Vuk Draskovic thotë se vrasjen në kafiterinë “Panda”në Pejë, në vitin 1998, u bënë me urdhër të Slobodan Milosevic’it. Ai kërkon nga organet e drejtësisë serbe që sa më shpejtë ta zbardhin këtë rast.

Lajme

19/01/2014 15:55

Kryetari i Lëvizjes Serbe për Ripërtëritje, Vuk Draskovic, thotë se sigurimi shtetëror serb në krye me Radomir Markovic dhe përmes Miloras Ulemek-Legija, kanë kryer vrasjen e katër të rinjve serbë në kafiterinë “Panda” në vitin 1998 në Pejë.

Ai thotë se ky krim monstruoz është kryer me urdhër të Kryetarit të atëhershëm të Serbisë, Slobodan Milosevic, shkruan Kurir.

“Krimi serik kundër serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës të cilët e kanë përkrahur Serbinë dhe kanë gjykuar publikisht UÇK’në, në fillim të nëntorit të 1998, është urdhëruar nga Milosevic’i”.

“Ishte dhënë vendim që të bëhen disa sulme terroriste të cila do t’i kryente skuadra e Legija’s, në mënyrë që në sytë e bashkësisë ndërkombëtare UÇK të paraqitet si organizatë terroriste dhe në të njëjtën kohë për të ulur reputacionin e shqiptarëve në Kosovë”.

Sipas informatave të tij, Draskovic thotë se në atë kohë ishte formuar i ashtuquajturi Grupi Operativ i Përndjekjeve, i cili kishte 18 njerëz.

“Ata ishin trajnuar nga Legija për aktivitete terroriste në Kosovë, përfshirë edhe krimin monstruoz në ‘Panda”. Ndërsa, Legija i kishte raportuar Rade Markovic’it për personat që i kishte likuiduar”.

“Sipas informatave të mija, para disa muajve Markovic kishte kërkuar të falej nga presidenti Nikolic, duke thënë se do ta rrëzojë gjithë Serbinë në gjunjë nëse dërgohet ndonjë akuzë për vrasjen e serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, por edhe serbëve dhe myslimanëve në Bosnje”.

“Mendoj që Serbia tashmë është në gjunjë përderisa vazhdojmë të qëndrojmë pengje të kriminelëve, dhe do të vazhdojmë të jem të tillë përderisa nuk dihet e vërteta”.