Vrasjet në Gllogjan, reagon Enver Hoxhaj: Urgjentisht institucionet të merren me rastin

Ish-kryetari në detyrë i PDK-së Enver Hoxhaj ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi sonte në Gllogjan, ku po raportohet për tre persona të vdekur.

Lajme

26/11/2021 21:25

Hoxhaj, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se ështl i tronditur dhe i pa fjalë për ngjarjen e tmerrshme që ndodhi sonte në Gllogjan.

Hoxhaj, ka kërkuar urgjentisht që institucionet përgjegjëse të merren me këtë rast, i cili dyshohet se ka nxënës të vrarë, sipas raportimit të mediave.

“E tmerrshme ngjarja në Gllogjan! I tronditur dhe pa fjalë! Institucionet përgjegjëse të merren urgjentisht me këtë rast që po raportohet nga mediat se ka të përfshirë edhe fëmijë. Të lutemi që të mos ketë më viktima nga kjo tragjedi.”, shkroi Hoxhaj.