Vrasje në tentativë në Gjilan

Një vrasje në tentativë raportohet të ketë ndodhur mbrëmë në fshatin Shillovë, Komuna e Gjilanit.

Lajme

08/03/2021 11:44

Raportohet se viktima mashkull është plagosur me armë zjarri nga një i dyshuar.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar një predhë dhe një gëzhojë.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Gjilanit.

Nuk raportohet për të arrestuar, rasti nën hetime./Lajmi.net/