Vrasje në tentativë me 1 shkurt në Prishtinë, arma është gjetur ndërsa i dyshuari në arrati

Një vrasje ka mbetur në tentativë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë më 1 shkurt të këtij viti. Policia e Kosovës ka arritur të gjej dhe të konfiskoj armën që është përdorur në rast, shkruan lajmi.net. I dyshuari gjendet ende në arrati ndërsa rasti po hetohet. “Rr. Dëshmorët e Kombit, Prishtinë / 01.02.2025 –…

Lajme

27/02/2025 09:34

Një vrasje ka mbetur në tentativë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë më 1 shkurt të këtij viti.

Policia e Kosovës ka arritur të gjej dhe të konfiskoj armën që është përdorur në rast, shkruan lajmi.net.

I dyshuari gjendet ende në arrati ndërsa rasti po hetohet.

“Rr. Dëshmorët e Kombit, Prishtinë / 01.02.2025 – 20:37. Lidhur me rastin, është raportuar se arma pistoletë me 10 fishekë e cila dyshohet se është përdorur në rast është gjetur dhe konfiskuar në shtëpinë e të dyshuarit i cili gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/