Vrasje në SHBA, tre të vdekur

Policia ka identifikuar personin që ka sulmuar një qendër tregtare në Columbia të SHBA've, sulm që rezultoi me tre të vdekur, por akoma nuk i di motivet e autorit.

Lajme

26/01/2014 23:01

Policia ka identifikuar Darion Marcus Aguilar, 19 vjeç, si autorin e sulmit të së shtunës në një qendër tregtare në Columbia në SHBA. Në këtë sulm janë vrarë 3 persona, përfshirë autorin.

\"Aguilar-Darion-

Përkundër se njëra nga viktimat, Brianna Benlolo, 21 vjeçe, ka jetuar në College Park (sikur Aguilar), policia nuk ka arritur të gjejë lidhje midis 2 personave – deklaroi gjatë një konference për shtyp shefi i policisë në qarkun Howard, William J. McMahon.

Viktima tjetër ishte Tyler Johnson, 25 vjeç. Sipas disa burimeve të pakonfirmuara, Brianna Benlolo ishte ish-e dashura e Aguilar, dhe e njejta kishte një lidhje romantike me Johnson, gjë që e bëri xheloz sulmuesin, i cili edhe e kreu sulmin.

Mirëpo, McMahon nuk i konfirmoi këto informata.

\”Deri më tani nuk kemi gjetur ndonjë lidhje midis sulmuesit dhe ndonjërës nga viktimat.\”

Kur kanë kaluar mëse 24 orë nga sulmi, policia akoma nuk ka ndonjë pistë.

\”Nuk kemi asnjëlloj informate për motivin e vrasjes. Nuk kemi gjedur asnjë provë të lidhjes midis sulmuesit dhe viktimave. Kjo nuk do të thotë që nuk ka ndonjë e tillë. Thjesht do të thotë që akoma nuk kemi gjetur asgjë.\”

Ngjarja ka shqetësuar njerëzit që jetojnë në zonën përreth. Ata e vënë në dyshim sigurinë e tyre personale. Madje kishte disa nga banorët që thoshin se \”vendi ka shumë probleme\” pasi sulme të tilla në SHBA ndodhin jo rrallë.

\"article-baltimoreaddon1-0126\" \"baltimore27n-6-web\" \"baltimore27n-7-web\" \"baltimore27n-8-web\" \"mall-shooting\" \"maryland-mall-shooting\" \"usa-maryland-shooting \"usa-maryland-shooting \"usa-maryland-shooting \"usa-maryland-shooting\"