Vrasje e trefishtë në Tiranë, dyshohet për xhelozi

Një vrasje e trefishtë ka ndodhur në familjen Kolgjini në fshatin Pezë Helmës të Tiranës.

Lajme

06/07/2014 15:22

Ferit Kolgjini, 60 vjeç, ka vrarë bashkëshorten e tij, Sulltanen, si dhe vëllanë e tij, Ramadan Kolgjinin, 55-vjeç. Por, në fund, ai ka vrarë edhe veten.

Dyshimet e para nga grupi i hetimit janë se vrasja ka ndodhur për motive xhelozie, por ende kjo e pakonfirmuar zyrtarisht.

Gazetari i “Ora News” nga vendngjarja raportoi se vrasja ndodhi mesditën e sotme.

Policia është në vendngjarje dhe po heton shkaqet, po merr dëshmitë e para nga familjarët, të afërmit dhe fqinjët, si dhe provat.