Vrasje e dyfishtë në Saraj të Shkupit
Në incidentin e armatosur që ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Saraj të Shkupit, përpos 45 vjeçarit Nebush Nuhishi nga fshati Gërçec, ka humbur jetën edhe një person tjetër.

Lajme
Informacionet flasin se edhe ai nuk ka arritur të ju mbijetoj plagëve të marra gjatë përleshjes, shkruan Almakos.
Nebush Nuhishi 45 vjeçar nga fshati Gërçec,është pronar i disa mishtoreve në Çarshinë e vjetër në Shkup. Përndryshe incidenti ka ndodhur rreth orës 23.55 në Gërçec të Shkupit ku dikush ka shtënë në drejtim të Nebush Nuhishit. Nuk dihen akoma motivet për këtë veprim të grupeve të armatosura.
Pritet që gjatë ditës policia të del me raport në lidhje me ngjarjen tragjike.