Vrasja në Gllamnik të Podujevës pas konfliktit në komunikacion – Familja Zhegrova ia fal gjakun familjes Zhugolli

Një rast i rëndë pati ndodhur në Gllamnik të Podujevës në shtator të 2023-tës, ku Orges Zhugolli ka vrarë të ndjerin A.Zh për shkak të një konflikti që kishin pasur në komunikacion. Për këtë vrasje të rëndë, sot familja Zhegrova i ka falur gjakun famijes Zhugolli, shkruan lajmi.net. Në lidhje me këtë ka njoftuar Besim…

Lajme

17/07/2025 14:06

Një rast i rëndë pati ndodhur në Gllamnik të Podujevës në shtator të 2023-tës, ku Orges Zhugolli ka vrarë të ndjerin A.Zh për shkak të një konflikti që kishin pasur në komunikacion.

Për këtë vrasje të rëndë, sot familja Zhegrova i ka falur gjakun famijes Zhugolli, shkruan lajmi.net.

Në lidhje me këtë ka njoftuar Besim Kadriu i cili edhe ka ndërmjetësuar këtë proces të faljes së gjakut e për të cilat thotë se janë në hasmëri që kur ka ndodhur rasti.

“Falë vullnetit të mirë, urtësisë dhe dorës së Zotit, sot këto dy familje u bashkuan në paqe dhe mirëkuptim. Lutem që ky hap të jetë shembull për të gjithë ne, se sado e rëndë të jetë një plagë, falja dhe pajtimi janë gjithmonë rruga më e mirë. Një respekt i veçantë për familjen Zhegrova, e cila në këtë proces tregoi maturi, pjekuri dhe burrëri të vërtetë, duke vënë interesin e paqes përpara gjithçkaje tjetër. Zoti e bekoftë secilin që punon për qdo pajtese”, ka shkruar Kadriu në Facebook.

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar më 4 qershor të këtij viti, me 20 vjet burgim Orges Zhugollin.

Aktgykimi u shpall nga kryetari i trupit gjykues, Ertan Sejfulla.

Sipas gjykatësit, ky dënim shqiptohet pas vlerësimit të rrethanave lehtësuese dhe rënduese dhe tha se vendimi është marrë me shumicë votash nga trupi gjykues.

Në shpallje mungoi i akuzuari dhe prokurori i shtetit, kurse i pranishëm ishte avokati Naim Rudari.

Gjykatësi Sejfulla në seancën e 27 majit 2025 e shpalli fajtor Zhugollin për veprën penale të “Vrasjes”, ndërsa e liroi nga akuza për “Armëmbajtje pa leje”, për shkak se nuk është provuar se ka kryer veprën penale.

Ndërkaq, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, më 12 shtator 2023 afër marketit “Melis”, që gjendet në fshatin Gllamnik të Podujevës, i pandehuri Orges Zhugolli kishte privuar nga jeta tani të ndjerin A.Zh., për shkak të një konflikti që kanë pasur në komunikacion.

Postimi i plotë i Kadriut në Facebook: