Vrasja në Ferizaj, neuropsikiatri Rexhepi: Janë edukuar fëmijët për hakmarrje, përnjëherë nuk mundemi me u bë kanadez
Neuropsikiatri Sami Rexhepi ka komentuar rastin e vrasjes së që ndodhi në Bibaj të Ferizajt. Rexhepi ka thënë se jo rrallë herë në shoqërinë tonë po zbatohet kanuni i cili është zbatuar si ligj në të kaluarën për gjakmarrje, shkruan lajmi.net. Madje neuropsikiatri thotë se shumë herë gjakmarrja shtyhet nga rrethi dhe shoqëria ku nga…

Lajme
Neuropsikiatri Sami Rexhepi ka komentuar rastin e vrasjes së që ndodhi në Bibaj të Ferizajt.
Rexhepi ka thënë se jo rrallë herë në shoqërinë tonë po zbatohet kanuni i cili është zbatuar si ligj në të kaluarën për gjakmarrje, shkruan lajmi.net.
Madje neuropsikiatri thotë se shumë herë gjakmarrja shtyhet nga rrethi dhe shoqëria ku nga presioni i tepërt arrihet deri tek ky akt.
Lidhur me zyrtarin policorë ai thotë se e sheh vetëm si një presion të thjeshtë i ndikuar nga presioni i rrethit.
“Familja jonë është duke kaluar nëpër një transicion por jo rrallë herë në këto treva po zbatohet kanuni.Zakonisht zhvillojmë tema të tjera kur merremi me pasoja dhe nuk është asnjë risi se kanuni është në pyetje. Po flasim për një traumë komulative që ka zgjatur me vite. Është diçka që është nderi I familjes dhe ju e dini shumë mirë që nëse nuk është marr gjaku qysh është shërbye dhe qysh është trajtuar ai familjar ose ajo familje. Në aspektin psikologjik unë nuk e shoh si pjesëtar të policisë si një njeri I cili vazhdimisht ka qenë në një presion të rrethit se është tolerancë e madhe është frikë, dhe kjo është akumuluar me kohë”, është shprehur Rexhepi në Rubikon.
Tutje neuropsikiatri ka shtuar se familjet kosovare kur flitet për nderin e familjes qysh në fëmijëri prindërit kanë edukuar fëmijët për të marr hak, dhe si vend na duhet kohë për transicion, shkruan lajmi.net.
“Po flasim për nderin e familjes. Dikush duhet me qu atë deri në fund. Përpara tek hakmarrjet është shty edhe prej prindërve që duhet me marr hakun. Është edukua një fëmijë është edukua një djalë. Ka raste që edhe vajzat me marr hak. Dhe ne ”./Lajmi.net/