Vrasja e zyrtarit policor në Zllatar, Gjykata merr vendim për të dyshuarin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për të dyshuarin në rastin e vrasjes së zyrtarit policor, Lirim Haxholli.

Lajme

20/02/2022 17:25

Gjykata në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për zyrtarin policor Fatlum Mehmeti, i dyshuar për veprën penale të vrasjes.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirrlinda Gashi.

Kurse për pesë zyrtarët e tjerë policorë, Gjykata ka caktuar masën e arrestit shtëpiak

“Për të dyshuarin është marrë vendimi për një muaj paraburgim, kurse për pesë të tjerët vendimi është për arrest shtëpiak”, tha për lajmi.net, Gashi./Lajm.net/