Vrasja e opozitarit rus u incizua nga kamerat e një televizioni (Video)

Vrasja e Boris Nemtsov, opozitar i presidentit rus Vladimir Putin që u krye në një urë në qendër të Moskës të premten natën u kap në një kamerë e televizionit TVC, që paraqet pamje të qytetit.

Bota

28/02/2015 23:59

Video me rezolucion të ulët lë të kuptohet se vrasësi mund të ketë qenë duke e pritur Nemtsovin te ura.

a

Kamera ka kapur momentet e vrasjes te ura e cila ndodhet pranë Kremlinit. Cilësia e filmit ofron mundësinë të shihet mirë vetura dhe personi që largohet me të.

RT raporton se sipas videos, politikani u vra në 23:31 sipas orës lokale në Moskë, nga një vrasës i cili dyshohet se po priste opozitarin rus te shkallët e urës, transmeton lajmi.net.

Vrasja ka ndodhur kur Nemtsov dhe shoqëruesja e tij – një femër me pallto të bardhë, që thuhet se është modelja ukrainase Anna Duritskaya – ishin të mbuluar nga kamera nga një automjet i pastrimit të borës që po kalonte aty.

a

Femra që po e shoqëronte opozitarin rus në momentin e vrasjes

Personi për të cilin pretendohet se është vrasësi vrapoi drejtë veturës, e cila u ndalua në urë disa metra më larg nga vendi i krimit. Ai vërehet tek ulet në sedijen e pasagjerit, dhe automjeti largohet.

Politikani opozitar dhe femra që e shoqëronte janë kapur edhe më herët nga kamerat e LifeNews, ku Nemtsov dhe Duritskaya hyjnë në një dyqan përballë Sheshit të Kuq, rreth orës 22:00.

Ata me sa duket ishin për të darkuar në një restorant, dhe pastaj vendosën të ecin drejtë apartamentit të politikanit opozitar që ndodhet aty pranë. (lajmi.net)

YouTube player