Vrasja e mbrëmshme në Prishtinë, gruaja dyshohet se shtiu me 10 plumba në drejtim të kunatit

Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00 në Vranjevc të Prishtinës ku si pasojë i vdekur në vendin e ngjarjes ka mbetur një burrë. Ai me dorasen dyshohet të ketë pasur lidhje familjare, transmeton lajmi.net. I njëjti dyshohet se është goditur me 10 plumba nga kunata e tij. Lidhur me rastin njësitë…

Lajme

21/08/2024 10:03

Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00 në Vranjevc të Prishtinës ku si pasojë i vdekur në vendin e ngjarjes ka mbetur një burrë.

Ai me dorasen dyshohet të ketë pasur lidhje familjare, transmeton lajmi.net.

I njëjti dyshohet se është goditur me 10 plumba nga kunata e tij.

Lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur trupin e pajetë të viktimës, 10 gëzhoja dhe katër predha.

Në cilësi të provave materiale është sekuestruar një pistoletë me të cilën dyshohet se është kryer vrasja, një karikator me 3 fishekë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion, e përveç kësaj gjatë kontrollit janë gjetur edhe 27 fishekë që janë sekuestruar në cilësi të provave materiale.

E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

VRASJE E RËNDË

Prishtinë / 20.08.2024 – 19:00. Lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur trupin e pajetë të viktimës mashkull kosovar si dhe janë gjetur 10 gëzhoja dhe katër predha. Në cilësi të provave materiale është sekuestruar një pistoletë me të cilën dyshohet se është kryer vrasja, një karikator me 3 fishekë. Me vendim të prokurorit i cili ka qenë prezent në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion, po ashtu gjatë kontrollit janë gjetur edhe 27 fishekë që janë sekuestruar në cilësi të provave materiale. E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/