Vrasja e gruas 35-vjeçare, fillon takimi i liderëve institucionalë

Të premten mbrëma ka filluar takimi i Këshillit për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut, ku marrin pjesë liderët e institucioneve dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile. Takimi, që po mbahet në objektin e Kuvendit, është ftuar nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Takimi është ftuar pas vrasjes së gruas shtatzënë 35-vjeçare të mërkurën, i cili…

Lajme

02/12/2022 19:34

Të premten mbrëma ka filluar takimi i Këshillit për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut, ku marrin pjesë liderët e institucioneve dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile. Takimi, që po mbahet në objektin e Kuvendit, është ftuar nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Takimi është ftuar pas vrasjes së gruas shtatzënë 35-vjeçare të mërkurën, i cili është dënuar ashpër nga liderët institucionalë.

Nga takimi pritet që secili të sjellë rrugë konkrete drejt parandalimit të dhunës në familje.