Vrasja e 21 vjeҫares, Bajrami: Dënim meritor për dorasin

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar për vrasjen e 21 vjeçares në Ferizaj nga ish-bashkëshorti i saj. Ajo në një postim në “Facebook”, ka thënë se ndihet e tronditur nga kjo ngjarje dhe institucionet ta vendosin drejtësinë sa më shpejt. Për dorasin tutje Bajrami ka thënë se duhet të marrë dënimin meritor. “E tronditur…

Lajme

12/04/2024 23:26

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar për vrasjen e 21 vjeçares në Ferizaj nga ish-bashkëshorti i saj.

Ajo në një postim në “Facebook”, ka thënë se ndihet e tronditur nga kjo ngjarje dhe institucionet ta vendosin drejtësinë sa më shpejt.

Për dorasin tutje Bajrami ka thënë se duhet të marrë dënimin meritor.

“E tronditur thellësisht nga lajmi për vrasjen e një gruaje në Ferizaj. Sipas informatave që qarkullojnë po dyshohet se dorasi është ish-burri i saj, dmth. që kanë qenë të ndarë. Nuk i ka mjaftu ndarja i është dashur ta vrasë, i ka pengu ekzistenca e saj.

Duhet me u zgju nga gjumi, këto ngjarje janë bërë tepër të shpeshta dhe nuk guxojmë me i injoru derisa të na trokasin në derë.

Ajo grua, është nëna e dikujt, motra e dikujt dhe vajza e dikujt. Ajo vetë e ka pasë një plan dhe një jetë. Çka tash?

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e së ndjerës.

Dënim meritor për dorasin, masa preventive për krejt rastet e dhunës që janë të lajmëruara në sistem.”