Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë: Njëri i akuzuar dënohet me 10 vite burg, tjetri me 9

Gjykata ka marrë vendim për vrasjen e Lulzim Fejzullahut në Podujevë. 18 vjeçari ishte rrahur për vdekje me mjete të forta në njërën prej lagjeve të këtij qyteti dhe verdikti për dorasit është dhënë sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, shkruan lajmi.net. Njëri nga të akuzuarit është dënuar me 10 vite burg, tjetri me 9.…

Lajme

23/05/2024 15:20

Gjykata ka marrë vendim për vrasjen e Lulzim Fejzullahut në Podujevë.

18 vjeçari ishte rrahur për vdekje me mjete të forta në njërën prej lagjeve të këtij qyteti dhe verdikti për dorasit është dhënë sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, shkruan lajmi.net.

Njëri nga të akuzuarit është dënuar me 10 vite burg, tjetri me 9.

Pas rastit, jashtë gjykatores kanë folur avokati i familjes së viktimës dhe xhaxhai i viktimës.

Lajmi.net do t’iu mbajë të informuar për zhvillimet nga ky rast. /Lajmi.net/