Vrasja e 18 vjeçares në Ferizaj, Zeka: Albulena Haxhiu duhet me spastru prokurorinë
Gazetari dhe ish deputeti, Milaim Zeka ka reaguar ndaj ngjarjes se djeshme në Ferizaj në vdekjen e fejzës 18 vjeçare e cila u dhunua psiqikisht dhe fizikisht nga dy persona.

Lajme
Milaim Zeka, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka kritikuar se pari edhe mentalitetin qe është krijuar tek shqiptarët e qe po vijnë me pas deri tek kësi lloj rastesh, transmeton lajmi.net.
Sipas Zekes kur djali në shtëpi, dëgjon shprehjet se “burri nuk qanë”, se “gruaja është për kuzhine dhe lavatriçe”, kur dëgjon nga prindërit qe i thonë djalit se “motra i bene punët e shtëpisë, ti rri me këmbë të kthyera nga tv”, pse te mos vras një femër.
Madje Zeka përmes këtij postimi ka kërkuar edhe përkrahjen nga ministrja e drejtësisë Albulena Haxhiu dhe Presidentes Vjosa Osmani, qe ti kushtojnë rendësi rasteve te tilla dhe ta bej prokurorinë sa me funksionale ne raste te tilla siç thekson Zeka se “deklarata e Kryeprokurorit te Ferizajt me ka tmerruar pa mase, ku ai vet deklaroi sot se i dyshuari ishte i dyshuar “edhe për vrasje”.
Postimi i plotë i Milaim Zekës: