Vrasja e 17-vjeçarit në Itali: Daja i Marjo Memës vret veten nga turpi
Një dramë ka pasuar tjetrën. Daja i Mario Memës, bashkëpunëtori i Igli Metës në vrasjen e Ismail Lullit në Itali, i ka dhënë fund jetës në Shqipëri për shkak të turpit që erdhi nga veprimi i nipit.
Lajme
Lajmin e ka bërë të ditur për mediat italiane nëna e Marios. “Im vëlla u vetëvra sot”, ka thënë Vera Mema. Mësohet se daja i adoleshentit është gjetur i vetëvarur nga i biri 12-vjeçar.
Ndërkohë, Vera Mema nuk i beson versionit të Igli Metës për përfshirjen e djalit të saj në krim.
“Pas një jave ndërroi qëndrim. Mario është një viktimë. Igli kishte përgatitur gjithçka vetë, përse të fajësohet im bir”, është shprehur ajo. / Top Channel