Vrasja e 11-vjeçarit në Fushë Kosovë, reagon edhe misioni i OSBE-së

Edhe misioni i OSBE-së ka reaguar për vrasjen e 11 vjeçarit në Fushë Kosovë.

Lajme

17/07/2019 15:08

Përmes një komunikate për media, shefi i zyrës së OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu e ka përshëndetur reagimin e shpejtë të policisë për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit lidhur me këtë rast, shkruan lajmi.net.

“Reagimi i Policisë së Kosovës tregon se komunitetet pakicë në Kosovë nuk do të neglizhohen”, ka thënë Braathu.

Po ashtu, ky mision e ka ngushëlluar familjen e viktimës.

Ndërkaq më herët, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka kërkuar sqarimin e rrethave të rastit tragjik.

Lexo edhe:

Tahiri kërkon sqarimin e rrethanave të vdekjes së të miturit nga Fushë Kosova