“Vrasja brutale e demokracisë” – Kica e LDK-së ‘i çepon’ Kurtit pasi ky sulmoi prokurorinë

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili ka reaguar ashpër pas sulmeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ndaj prokurorit Blerim Isufaj, duke thënë se ai po do të bëhet kryeprokuror pa vullnetin e tij, Vjosa Osmanit e Glauk Konjufcës. Sipas saj, kryeministri po tregon që kryeprokurori do të zgjidhet vetëm me aprovimin e pushtetit, shkruan…

Lajme

20/04/2023 12:50

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili ka reaguar ashpër pas sulmeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ndaj prokurorit Blerim Isufaj, duke thënë se ai po do të bëhet kryeprokuror pa vullnetin e tij, Vjosa Osmanit e Glauk Konjufcës.

Sipas saj, kryeministri po tregon që kryeprokurori do të zgjidhet vetëm me aprovimin e pushtetit, shkruan lajmi.net.

“Kjo është vrasja brutale e demokracisë”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë i saj:

Kryeministri tregoi PUBLIKISHT që kryeprokurori do të zgjedhet VETËM me aprovimin e pushtetit.

Kjo është vrasja brutale e demokracisë.

Gjithçka tjetër është tanimë e parëndësishme. /Lajmi.net/