Vrasësi i cili u lirua për shkak se ishte “shumë i vjetër” – vrau përsëri

13:58 | 20 Korrik 2019

Një vrasës i cili u lirua nga burgu, për shkak moshës së tij, tani është dënuar përsëri për therjen e një gruaje për vdekje, para djalit të saj.

77 vjeçari Albert Flick, ka qenë i burgosur për 25 vite për vrasjen e gruasë së tij në vitin 1979.  Ai u lirua fillimisht në vitin 2004, por u kthye në burg në vitin 2010 për sulm ndaj një gruaje.

Gjykatësit e liruan atë duke thënë se nuk kishte kuptim ta mbyllnin Flick në burg për shkak moshës së tij, duke besuar se ai nuk do të ishte një kërcenim për te tjertët, raporton “New York Post”.

Vetëm pas disa ditëve të lirimit, Flick ka mbytur një të pastrehë nënën e dy djem binakë, 48 vjeçare. Fëmijët e Kimberly (emri i viktimës), e panë vrasjen e nënës së tij, e cila u ther për më shumë se 11 herë.

Flick kishte qenë duke e përndjekur Kimberly, në një strehimore ku ajo jetonte./Lajmi.net/