Voziti i dehur, 500 euro gjobë dhe konfiskim i patentë shoferit për një vit

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndalur një shofer në Gjakovë i cili po e voziste në gjendje të dehur. Ngasësi, pasi u mat me alkool-test kishte rezultuar me një nivel prej 2.17 për qind të alkoolit. Pas kësaj, atij i është konfiskuar patentë shoferi për një vit po ashtu i është shqiptuar gjobë…

Lajme

20/02/2024 23:32

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndalur një shofer në Gjakovë i cili po e voziste në gjendje të dehur.

Ngasësi, pasi u mat me alkool-test kishte rezultuar me një nivel prej 2.17 për qind të alkoolit.

Pas kësaj, atij i është konfiskuar patentë shoferi për një vit po ashtu i është shqiptuar gjobë prej 500 eurove dhe tri pikë negative.

Rasti është regjistruar më datë 19 shkurt 2024, në rrugën “Wesley Clark” në qytetin e Gjakovës, ku Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor ka kryer kontrolle të rregullta si pjesë e përpjekjeve të saj për të rritur sigurinë rrugore dhe për të parandaluar aksidentet.

Policia thotë se mbeten të fokusuar për vetëdijesimin e shoferëve për respektimin e rregullave të komunikacionit.

Në të njëjtën ditë, një rast tjetër i shkeljes së ligjit mbi trafikun rrugor u raportua në të njëjtin vend, ku një drejtues autobusi kishte bërë tejkalim në një pjesë të rrugës ku kishte sinjalizim për të ndaluar tejkalimin.

Ky veprim u regjistrua nga një video-incizim, i cili më pas u shpërnda në rrjetet sociale.

Drejtuesi i autobusit u identifikua dhe u gjobit me 150 euro dhe dy pikë negative, dhe iu ndalua gjithashtu drejtimi i mjetit me veprim motorik për tre muaj si masë mbrojtëse.

“Këto raste dëshmojnë angazhimin e Policisë së Kosovës në zbatimin e ligjit dhe masat strikte që po ndërmerr për të garantuar një ambient të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Postimi i plotë: