Voziste nën ndikim të alkoolit: Gjobitet shoferi në Ferizaj

Policia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, sot rreth orës 05:35 në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në Prelez i Muhaxherëve, ka ndaluar shoferin D.M. (27), i cili po drejtonte veturën nën ndikimin e alkoolit, ku pas testimit ka rezultuar me 0.85 promil. Ndaj tij policia i ka shqiptuar gjobë 200 euro, dy pikë negative dhe tre muaj masë…

Lajme

20/04/2024 19:30

Policia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, sot rreth orës 05:35 në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në Prelez i Muhaxherëve, ka ndaluar shoferin D.M. (27), i cili po drejtonte veturën nën ndikimin e alkoolit, ku pas testimit ka rezultuar me 0.85 promil.

Ndaj tij policia i ka shqiptuar gjobë 200 euro, dy pikë negative dhe tre muaj masë mbrojtëse – heqje e patentë shoferit.

Policia e Ferizajt fton qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet në komunikacion ta njoftojnë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406. Të dhënat do të ruhen në konfidencialitet të plotë.