Votuesi i Vetëvendosjes bëhet për emergjencë kur kupton marrëveshjen LAN-VV

Një aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje i prekur nga lëvizjet e fundit të kësaj Lëvizjeje iu është drejtuar me letër të hapur, pak para nënshkrimit të marrëveshjes, Albin Kurtit, Visar Ymerit, e Puhie Demakut në profilin Facebook-ut të Fisnil Ismailit.

Lajme

10/09/2014 19:23

Marrëveshja e bllokut LAN me Lëvizjen Vetëvendosje, duket se ka prekur thellë aktivistin e devotshëm të këtyre të fundit.

Ky person i cili ka dashur të mbetët anonim, thotë e ka përjetuar rëndë “Marrëveshjen mbi Parime” të nënshkruar të mërkuren nga liderët e LAN dhe VV. Ai thotë se lajmi për nënshkrimin e marrëveshjes i publikuar një dit më parë, ka bërë që ai të pësojë një gjendje të keqe emotive, duke kërkuar shërim në reparin e emergjencës. 

“Besomëni ky lajm ka pas pasoja të rënda te unë dje sa që kam qenë në emergjencë prej stresit dhe asht dashtë me mu dhanë ndihma mjekësore”, shkruan ndër të tjera aktivisti “me zemër i Vetëvendosjes”, siç e cilëson veten.

Më poshtë mund ta lexoni letrën e plotë të këtij aktivisti: 

Letër e hapur Lëvizjes Vetëvendosje.

Të nderuem Albin, Visar, Fisnik, Puhie dhe krejt deputetë, anëtarë dhe simpatizant të lëvizjes Vetëvendosje.

Para se me ia nisë me shkrue kisha dasht me than qe jam një aktivist i juaj, anëtar me zemër jo veç me trup i Lëvizjes edhe para se me hy ne politikë, pjesëmarrës në të gjitha protestat dhe aksionet ku Albini ka thirr popullatën, i mbajtur në stacion nja 5-6 herë nga policia e jonë e fëlliqtë, për shkak të protestave, baba i dy fëmijëve dhe në fund jam qytetar tamam i ndershëm që krejt çka qes në gojë un dhe familja ime e kemi fituar me djersë ashtu si të gjithë anëtarët e lëvizjes. S’po du me e cekë emrin dhe mbiemrin e vërtetë se sado që e kam zemrën e madhe nuk i kam qaq të “mëdha” se po frikësohem për mu dhe familjen time me anë të shkrimit të kësaj letre.

Dje e pashë në TV që jeni afër me arrit një marrëveshje me LDK-AAK-NISMA, pra po doni këta me i que në qeveri me votën tuaj që ua dhamë ne, shtresa ma e mirë dhe ma e qytetnume e Kosovës (votuesit e VV-së).

Besomëni, ky lajm ka pas pasoja të rënda te unë dje sa që kam qenë në emergjencë prej stresit dhe asht dashtë me mu dhanë ndihma mjekësore.

O të nderuem lider tanë (t’VV-së) a pak i duruam 7 vite KOMANDANTAT që na fëlliqën na vjedhën na maltretuan s’lan sen mi këtë tok pa bo ma zi se shkijet e tash shpresa e vetme për 1 Kosovë ma të mirë, njerëzit ma t’mirë që i le nana, qytetarët ma të përgjegjshëm po dojnë me votat e tyne me i pru në pushtet Komunistat edhe ata që i shtijnë njerëzit në Haraq.

A po ju kujtohet çka ka bo Isë komunisti dhe paraardhësi i tij në kryeqytet…a qaq shpejtë e keni harru a? Unë për veti me 1 Dhjetor 2013 kur e gjuajtëm Isën prej Prishtine me duar n’xhepa ka qenë nata ma e lumtun në jetën tem deri tash (nata ma e lumtun përfundimtare ka me qen kur VV-ja i fiton zgjedhjet). Besomëni qe qat natë jam gëzue ma shumë se n’mbramje t’maturës, ma shumë se kur jam martue, ma shumë se për pavarsi, ma shumë se kur m’ka le djali mas 6 viteve. A po ju kujtohet more që një plak p’i gëzimit ka dhanë shpirt n’mes t’Prishtinës… veq pse e gjuajtëm komunistin, e sod qata komunista na apet me qu n’fron a? Moni bre djemm moniii kshtuuu se nuk shkon.

A po ju kujtohet në fushatë për zgjedhjet e 8 qershorit kur i ngjitshim pllakatat: “Djali i Isës , A jeni Lodhë?”, e sod djali i Isës e ka babën kryeparlamentar, pse? Se ja boni VV-ja babën kryeparlamentar.

A po të kujtohet o Fisnik Ismaili kur me një debat m’ke kallë e ma ke kënaq shpirtin kur ke thanë LDK-ja krejt Kulturën për 4 vjet e ka shti në 4 faqe të vogla letër, çfarë kulture mujnë me pas kësi njerëz…. e sod qata njerëz po doni me i votue a? Nuk është fer kjo bre nuk është fer o burrë.

A po ju kujtohet pastaj billbordi “Haraqi, A jeni lodhë?”, e sot çka? Sot qata na që me mish e me shpirt po dojmë me i vetëdijesu qytetarët mos me i votu njerëzit e krimit, mafisë dhe haraqit, sot na me i pru qata njerëz në kryeministri e nëpër ministri a? Pasha zotën gjynah është bile për hatër t’Mon-it dhe Arben-it që e kanë dhanë jetën për ideologjinë e Albinit.

A nuk pot dhimen o Albin gjeth ato net pa gjumë qe i ke kalu në paraburgim, gjeth ata përkrahës t’tu që kanë mbet sakat, që kanë hangër dajak nëpër stacione, e qe besa 2 prej tyne qe kanë ra dëshmorë për ideologjinë tande? A nuk pot dhimbsen me i harru krejt këto sene e me pru ne pushtet dikon qe ka vjedhë 70 milionë euro?

Moni bre pash zotën moni bile ju mos i votoni, se ata ashtu kshtu i gjenë votat pi shkive e magjupve i bëjnë edhe 20 edhe bëhen 66 e bëjnë një m*t qeveri, po moni ju mi çu bre se nuk ju ka hije pasha zotën.

Unë po shpresoj shumë qe krejt qato lajme n’media janë t’pavërteta e po shpresoj shumë që nuk keni dalë pi ideologjisë edhe pi principeve t’juja se ju du si vllaznit edhe motrat e mia, jam n’gjendje edhe jetën me jap për ideologjinë e Albinit, e shpresoj qe edhe Albini e ka hala n’zemër qat ideologji që e ka shpikë ai e na e ka vnu n’kokë edhe neve.

Dijeni që po e rrëzoni pi pushtetit 1 Gjarpër… veç po i bini në pushtet Hienat.

Me respekt,

Një qytetar i thjeshtë i Kosovës dhe përkrahës prej gishtit t’vogël dej te kimja e fundit e flokut i LVV-së”.