Votoni për BE

Westerwelle i gëzohet faktit që këto zgjedhje për herë të parë po mbahen në gjithë territorin e Kosovës. Fton qytetarët të votojnë nëse duan që zëri i tyre të dëgjohet.

Lajme

01/11/2013 13:22

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle, ka bërë thirrje që qytetarët e Kosovës të dalin në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

Westerwelle u bëri thirrje personave përgjegjës për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, që të sigurojnë që këto zgjedhje të jenë të lira dhe të ndershme sepse ato “kanë një peshë të madhe për përparimin e mëtejshëm në rrugën për zhvillimin e lidhjeve më të ngushta me BE’në”.

“E mirëpres faktin që zgjedhjet lokale në Kosovë gjithashtu për herë të parë do të mbahen edhe në pjesën veriore të vendit. Ky është një hap i rëndësishëm për Kosovën për zhvillimin e saj politik”.

“Unë u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të marrin pjesë në këto zgjedhje të rëndësishme. Duke votuar, të gjithë qytetarët mund të sigurohen se zëri dhe brengat e tyre dëgjohen në Kosovë”.

“Të gjithë ata që janë në pozita të përgjegjësisë politike duhet të punojnë për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm. Zgjedhjet janë një matës jashtëzakonisht i rëndësishëm për të matur zhvillimin e demokracisë në Kosovë”.

“Perspektiva e Kosovës, së bashku me fqinjët e saj në Ballkanin Perëndimor, gjendet në BE. Zgjedhjet e suksesshme kanë një peshë të madhe për përparimin e mëtejshëm në rrugën për zhvillimin e lidhjeve më të ngushta me BE’në”, ka thënë Ministri Gjerman, Guido Westerwelle.