Votoni golin e Pajtim Kasamit për golin e vitit

FIFA sot ka publikuar emrat e lojtarëve që do të jenë në garë për të fituar çmimin ‘Puskas 2014’ që ndahet për golin më të mirë të vitit. Në këtë listë është edhe goli i Pajtim Kasamit.

Sport

12/11/2014 22:56

FIFA sot ka publikuar listën e plotë të lojtarëve që do të jenë në garë për të fituar çmimin ‘Puskas 2014’, që dhurohet për golin më të mirë të shënar gjatë sezonit të fundit.

Ndër emrat që janë në këtë listë është edhe emri i Pajtim Kasamit, falë supergolit të shënuar në sezonin e kaluar në Premier Ligë.

Pajtimi ishte duke luajtur për fanellën e Fulhamit, kur më 21 tetor të vitit 2013 e heshti skuadrën e Crystal Palaces duke shënuar një supergol.

Klikoni këtu për të votuar golin e Pajtimit, si goli i vitit.