“Votojmë për të ardhmen tonë!”, slogani zyrtar për zgjedhjet e 6 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  ka marrë vendim për sloganin zyrtar të zgjedhjeve të parakohshme që mbahen më 6 tetor në Kosovë.

Lajme

20/09/2019 15:39

“Votojmë për të ardhmen tonë!”, është slogani që u zgjodh nga KQZ, shkruan lajmi.net.

Kjo u bë e ditur sot në mbledhjen e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Ndërkaq, më herët gjatë ditës KQZ bëri të ditur se votimi përmes postës do të vazhdojë deri më 5 tetor.

Aty kanë mundësi të votojnë mërgata që jetojnë jashtë Kosovës. /Lajmi.net/

Lexo edhe:

Kjo është data kur përfundon votimi përmes postës