Votohet Qeveria Edi Rama
Pas një seance maratonë parlamentare, Qeveria e re e drejtuar nga Edi Rama mori në Kuvend 82 vota pro, 55 kundër dhe një abstenim. Ky votim i hap kështu rrugën betimit para Presidentit të kabinetit Qeveritar që pritet të zhvillohet brenda pak orësh, raporton TCH. Po ashtu është parashikuar më pas edhe zhvillimi i mbledhjes…

Lajme
Pas një seance maratonë parlamentare, Qeveria e re e drejtuar nga Edi Rama mori në Kuvend 82 vota pro, 55 kundër dhe një abstenim.
Ky votim i hap kështu rrugën betimit para Presidentit të kabinetit Qeveritar që pritet të zhvillohet brenda pak orësh, raporton TCH.
Po ashtu është parashikuar më pas edhe zhvillimi i mbledhjes së parë të Këshillit të ri të Ministrave.
Në votim nuk morën pjesë deputetët Sali Berisha dhe Vangjel Dule.
Jashtë sallës së Parlamentit, pas votimit, kryetari i komanduar i grupit kuvendor demokrat Edi Paloka akuzoi Kryeministrin Rama se ka kërcënuar opozitën.
“Rama po kërkon të poshtërojë opozitën.Ajo që ndodhi në fund të seancës ishte shumë e rëndë. Të gjithë ju e patë që Rama kërcënoi opozitën me fjalët: ‘Ende nuk e dini cfarë është dhuna’. Ky është Edi Rama. Dhunës së Ramës ne do t’i përgjigjemi dhëmbë për dhëmbë”.
Kryeministri Edi Rama në fjalimin që po mbajti në Kuvend para votimit të kabinetit të ri deklaroi se opozita recitoi të njëjtat akuza dhe qëndrime ndaj programit, ndërsa përqendrimi i saj ishte sipërfaqësor dhe nuk diskutoi për thelbin e tij.
“Ne duam që të identifikojmë së bashku një politikë të re gjithëpërfshirëse për pronën dhe t’i japim kësaj çështje një zgjidhje sa më parë”, tha Rama, duke theksuar se një sërë çështjesh të tjera kërkojnë të mbërrijnë në finish”.