Votohet në Spanjë, zgjedhjet e katërta në 4 vite

Qytetarët në Spanjë votojnë sot në zgjedhjet e përgjithshme. Këto janë zgjedhjet e katërta në katër vjetët e fundit në Spanjë.

Bota

10/11/2019 16:07

Kryeministri në detyrë, Pedro Sanchez dhe partia në pushtet, Partia Socialiste pritet që të fitojë më së shumti ulëse në Parlament, por sipas sondazheve kjo parti nuk pritet të fitojë shumicën në Parlamentin me 350 ulëse.

Partia opozitare, Partia Popullore gjithashtu pritet që të fitojë vende në Parlament.Vëzhguesit e Bashkimit Evropian do të shikojnë nga afër edhe partinë e ekstremit të djathtë Vox, që sipas sondazheve, pritet të dalë partia e tretë.

Vox fitoi 24 ulëse në zgjedhjet e mbajtura në prill – rezultati më i mirë zgjedhor për këtë parti. Disa sondazhe sugjerojnë se kjo parti mund të dyfishojë rezultatin në këto zgjedhje. Partia Podemos dhe Ciudadanos po ashtu janë garues në këto zgjedhje. /tch