Të Infektuar: 14119

Të Shëruar: 10546

Të Vdekur: 563

Votohet mocioni i mosbesimit, me 82 vota pro bie qeveria Kurti

22:56 | 25 Mars 2020

Kuvendi i Kosovës me 82 vota pro, 32 kundër dhe 1 abstenim ka votuar për rrëzimit të qeverisë së Kosovës.

Ky mocion është inicuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe është përkrahur nga të gjitha partitë opozitare dhe minoritetet në Kuvendin e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Lëvizja Vetëvendosje është partia e vetme që ka votuar kundër rrëzimit të qeverisë të udhëhequr nga lideri i kësaj partie, Albin Kurti.

Kundër rrëzimit të qeverisë kanë qenë edhe 3 deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Me vendimin të cilin sot u morr në Kuvendin e Kosovës, qeveria Kurti është qeveria më jetëshkurtër në historinë e qeverive të Kosovës me vetëm 50 ditë punë.  /Lajmi.net/