Votat për lojtarin e vitit nga FIAF: Lewandoski ‘për pak’ para Messit

Sport

17/01/2022 21:49

Janë publikuar votat për lojtarin më të mirë të vitit nga FIFA.

FIFA sonte ka zgjedhur më të mirët e vitit 2021, dhe si lojtari më i mirë i vitit është shpallur Robert Lewandowski.

Sulmuesi polak ka lënë prapa vetës Topin e Artë, Lionel Messi dhe Mohamed Salah të Liverpool.

Në pozitën e katërt ishte Karim Benzema, kurse N’Golo Kante përfundoi i pesti.

Lewandowski pati 48 vota në total, vetëm katër më shumë sesa Lionel Messi.

Salah grumbulloi 39 vota./ Lajmi.net/