Votat nuk i pati, Kurti nuk e thotë asnjë fjalë derisa largohet nga Kuvendi
Sot u mbajt seanca e katërt e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, por edhe kjo ishte pa rezultat. Kandidatja e partisë së parë nga zgjedhjet e 9 shkurtit për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu nuk doli as në votim pasi që deputeti i VV-së, Glauk Konjufca tha se nuk i kanë votat e mjaftueshme dhe…

Lajme
Sot u mbajt seanca e katërt e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, por edhe kjo ishte pa rezultat.
Kandidatja e partisë së parë nga zgjedhjet e 9 shkurtit për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu nuk doli as në votim pasi që deputeti i VV-së, Glauk Konjufca tha se nuk i kanë votat e mjaftueshme dhe seanca u ndërpre.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti as duke dal nga seanca e Kuvendit nuk u deklarua për media.
Para largimit nga Kuvendi i Kosovës, ai ka bërë një përshëndetje të shkurtër dhe formale me dy ministrat në detyrë, Faton Peci dhe Donika Gërvalla, duke mos komentuar situatën politike apo hapat e ardhshëm.
Ndërkohë, seanca e radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit është caktuar të mbahet të mërkurën, në ora 10:00.