Votat e diasporës: VV bindshëm e para, dallim i vogël mes LDK-së e PDK-së

Po vazhdon numërimi i votave të ardhura me postë nga diaspora.

Lajme

16/10/2019 16:07

Aktualisht Vetëvendosje është e para me 2 mijë e 553 vota, shkruan lajmi.net.

VV pasohet nga LDK me 972 vota, mbi 100 më shumë se PDK e cila ka 825 sosh.

Vëmendja është edhe tek Nisma-AKR, koalicion që tani ka 356 vota ndërkaq nuk dihet nëse do ta kalojë pragun për të hyrë në Kuvend. /Lajmi.net/