Votat do të numërohen në vendvotime në Veri

Nenda Rikalla, thotë se janë hapur të gjitha qendrat e votimit në Veri të Mtirvociës. Sipas tij, zgjedhjet janë duke u zhvilluar normalisht pa ndonjë problem. Ndërsa Besim Hoti thotë se mbi 200 forca të rendit po kujdesën për sigurinë e qytetarëve.

Lajme

23/02/2014 11:09

Numërimi i votave në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës në  Mitrovicën e Veriut do të bëhet në vendvotime.

Kështu ka deklaruar anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Nenad Rikalla, gjatë një vizite që i ka bërë sot paradite qendrës së votimit në shkollën fillore “Shën Sava”.

Ai bëri të ditur se janë hapur të gjitha qendrat e votimit në tërë territorin e Mitrovicës së Veriut dhe procesi është duke u zhvilluar normalisht pa ndonjë problem të raportuar.

Ndërsa Zëvendës komandanti i policisë për rajonin e veriut të Kosovës, Besim Hoti, ka thënë se procesi zgjedhor është duke u zhvilluar i qetë, ndërsa për sigurinë e qytetarëve po kujdesën mbi 200 forca të rendit

Edhe këto zgjedhje po zhvillohen ë masa të rrepta sigurie, ndërsa rrugëve të qytetit vërehet prani e madhe e policisë së Kosovës, asaj të EULEX-it dhe paqeruajtësve të KFOR-it.

Forca të mëdha të sigurisë vërehen edhe para qendrave të votimit.