Vota për qeverisje të mirë
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, thotë se dalja në numër të madh e qytetarëve në këto zgjedhje i kontribuon demokracisë.

Lajme
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, votoi rreth orës 9:30 në Fakultetin Juridik në Prishtinë, ku bëri thirrje që të dalin sa më shumë qytetarë dhe të votojnë.
Kurti tha se dalja në numër të madh e qytetarëve në këto zgjedhje i kontribuon demokracisë.
“Sot zgjedhja më e rëndësishme në Kosovë në kuadër të raundit të dytë apo balotazhit po ndodh në Prishtinë që paraqet jo vetëm komunën më të madhe në Kosovë por edhe njëkohësisht edhe Kryeqytetin e Republikës”.
Foto: Petrit Rrahmani | lajmi.net
“Sot qytetarët janë të barabartë nominalisht, pavarësisht pasurisë së tyre, moshës, prejardhjes apo gjinisë dhe unë i ftoj të gjithë qytetarët që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë që të zgjedhin lirshëm dhe në këtë mënyrë t’i kontribuojnë demokracisë në Kosovë por njëkohësisht edhe qeverisjeve shumë më të mira se ç’ishte më parë”.