Vonimi i zyrtarizimit të Gabriel Jesus – Fabrizio Romano thotë se do lojtari do të prezantohet së shpejti

Gabriel Jesus tashmë mund të konsiderohet si lojtari më i ri i Arsenalit.

Sport

03/07/2022 13:50

Gjithsesi, ndonëse të gjitha çështjet formale kanë përfunduar suksesshëm, lojtari ende nuk është prezantuar me fanellën e “topçinjve”.

Kjo vonesë në zyrtarizimin e lojtarit nga ana e londinezëve ka ngjallur dyshime se mund të jetë hapur ndonjë çështje e paparamenduar që mund ta pengojë kalimin e lojtarit në “Emirates Stadium”, transmeton lajmi.net.

Gjithsesi, për t’i qetësuar tifozët e ish-kampionëve anglezë mendoi Fabrizio Romano i cili ritheksoi se tashmë lojtari është i Arsenalit.

Arsyet e vonesës janë krejtësisht subjektive dhe kanë të bëjë me planifikimin e klubit se kur do ta bëjë këtë gjë.

Sipas Romanos, edhe kjo çështje pritet të kryhet shpejt, me brazilianin që tashmë i ka kryer testet mjekësore. /Lajmi.net/