Vonimi i formimit të ushtrisë së Kosovës, ish-shefi i FSK-së jep alarmin

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, ka vlerësuar se Kosova po vonohet shumë për formimin e ushtrisë së vet.

Lajme

25/06/2018 23:45

Ai ka thënë për “Epoka e re” se këto vonesa shkaktojnë edhe humbje në aspektin e sigurisë.

Kastrati ka ftuar institucionet e Kosovës që brenda këtij viti, me anë të ligjit, t’ia ndryshojnë mandatin FSK’së.

Sipas ish-komandantit të FSK’së, kjo duhet të ndodhë duke ua bërë të qartë partnerëve strategjikë se kjo është e vetmja rrugë për formimin e ushtrisë.

Ai ka kujtuar se përfaqësuesit e komunitetit serb vazhdimisht po deklarojnë se nuk do t’i votojnë ndryshimet e nevojshme kushtetuese për këtë çështje.