Vonesa për t’u bërë gati “mollë sherri” mes Sarës dhe Pm

Sarah dhe Pm janë shndërruar në çiftin më të dashur të publikut.

ShowBiz

25/04/2022 10:15

Ata filluan një romancë brenda shtëpisë së “BBV” për ta vazhduar edhe jashtë, shkruan lajmi.net.

Edhe pse ata duken shumë të lumtur me njëri-tjetrin, nganjëherë edhe ngacmohen.

Këto nuk hezitojnë t’i bëjnë edhe në sy të publikut.

Sarah ka publikuar një fotografi në rrjete sociale krahas së cilës ka shkruar: Mos më beso mua kur them se jam gati për 5 minuta.

Kjo ka tërhequr vëmendjen e Pm, i cili ka shkruar: Veç 5 minuta a?

E kundërpërgjigjja e blogeres ishte: Ti mos fol se vonohesh për vete.

Ndryshe Sara dhe Pm janë pothuajse çifti i parë i krijuar në shtëpinë e “Big Brother VIP”./Lajmi.net/