Von der Leyen fton Kurtin dhe Vuçiqin në drekën për liderët ballkanikë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksander Vuçiq janë ftuar për drekë pune nesër në Bruksel nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursual von der Leyen, lidhur me Planin e Rritjes. Në këtë drekë pune, siç ka konfirmuar zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, janë të ftuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryesuesi…

Lajme

18/09/2024 19:24

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksander Vuçiq janë ftuar për drekë pune nesër në Bruksel nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursual von der Leyen, lidhur me Planin e Rritjes.

Në këtë drekë pune, siç ka konfirmuar zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, janë të ftuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, dhe kryeministri i Malit të Zi.

Siç ka njoftuar ajo, Komisioni Evropian aktualisht është duke finalizuar rishikimin e agjendave të reformave të paraqitura nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Këto janë agjenda reformash nga aspekti socio-ekonomik, por edhe fusha themelore. Ndërsa jemi duke finalizuar shqyrtimin e këtyre agjendave të reformës, ne do të konsultohemi me shtetet anëtare në komitetin e ardhshëm të IPA-s. Nëse komiteti IPA merr një vendim pozitiv, komisioni do të pranojë agjendat e reformës”, ka deklaruar ajo.

Ndërsa Presidenca e Serbisë ka njoftuar se Vuçiq do të jetë i pranishëm në drekën e organizuar nga Kryetarja e KE’së me të cilën do të ketë edhe një takim të ndarë.