Von Cramon: E papranueshme kërkesa e Serbisë për kthim të ushtarëve, pres largimin e barrikadave
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka reaguar lidhur me sulmet dhe situatën në veri të Kosovës. Në një shkrim në Twitter, Von Cramon i ka quajtur të papranueshme sulmet në veri si dhe kërkesën e Serbisë për kthim të ushtarëve. Von Cramon ka theksuar se barrikadat duhet të largohen si ulje…

Lajme
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka reaguar lidhur me sulmet dhe situatën në veri të Kosovës.
Në një shkrim në Twitter, Von Cramon i ka quajtur të papranueshme sulmet në veri si dhe kërkesën e Serbisë për kthim të ushtarëve.
Von Cramon ka theksuar se barrikadat duhet të largohen si ulje e përshkallëzimit.
“Rivendosja e paqes dhe stabilitetit në veri të Kosovës duhet të jetë prioritet. Sulmet ndaj EULEX-it dhe deklaratat për ushtarët serb, janë krejtësisht të papranueshme. Unë pres që barrikadat e serbëve të Kosovës të largohen si ulje e përshkallëzimit. Mbështetje e plotë për dialogun e udhëhequr nga BE”, tha Von Cramon./Lajmi.net/
Restoration of peace & stability in the North of Kosovo must be a priority. Especially the attacks on @EULEXKosovo & the announcement of ?? soldiers are completely unacceptable.
I do expect K-Serb barricades to be dismantled as deescalation.
Full support for #EU-led #Dialogue. https://t.co/z22sodMbeX— Viola von Cramon ???? (@ViolavonCramon) December 12, 2022