Von Crammon: E shokuar që Beogradi i përgjoi opozitarët rusë dhe ia dërgoi Moskës

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon është shprehur e shokuar pas lajmit se ministri i Brendshëm serb, Aleksander Vulin ka përgjuar opozitarët rusë në Beograd dhe përgjimet ua ka dërguar shërbimit inteligjent të Rusisë.

Lajme

13/01/2022 12:24

Von Cramon shkroi se Serbia duhet t’i mbështesë të drejtat themelore të njerëzve në territorin e saj, transmeton lajmi.net.

“Jam e shokuar me lajmet për përgjimin e liderëve të opozitës ruse në Beograd dhe dërgimin e tyre tek shërbimi inteligjent i Rusisë. Serbia duhet t’i mbështesë të drejtat themelore dhe dinjitetin njerëzor të të gjithë njerëzve në territorin e vet”, ka shkruar Von Cramon./Lajmi.net/