Vokrri: Ndeshja me Serbinë, festë sportive (FOTO)
Fadil Vokrri është intervistuar nga gazeta ‘Novosti’, lidhur me përgatitjet dhe zhvillimet para ndeshjes Shqipëri – Serbi.

Sport
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka thënë se ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë do të jetë një festë sportive, transmeton Sportal.
“Unë nuk do të komentoj mbi atë që ka ndodhur në Beograd vitin e kaluar. Ka vendime të UEFA-s dhe të Gjykatës Sportive të Lozanës për këtë çështje”.
“Me aq sa jam i informuar, Federata Shqiptare e Futbollit dhe organet e zbatimit të ligjit në Shqipëri kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, ndaj gjithçka po shkon sipas planit”.
“Ajo ndeshje duhet të jetë një festë sportive, një festival sportiv,” ka deklaruar Vokrri