Vojvoda i dëshpëruar, ka një mesazh për tifozët e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje 2:1 nga Çekia në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020.

Sport

15/11/2019 14:08

Ky rezultat ka bërë që Kosova ta humbet mundësinë për kualifikim në Euro 2020 përmes fazës së grupeve.

Kjo humbje ka dëshpëruar futbollistët e Kosovës. Në mesin e tyre edhe Mërgim Vojvodën.

“I zhgënjyer dhe i trishtuar nga rezultati, por Zoti e krijoi lehtësinë pas . #Mars2020. Faleminderit të gjithë Dardanëve në të gjithë botën për mbështetjen e tyre. Kosovë te Dua” – ishin fjalët e mbrojtësit të Standard Liege.

Kosova të dielën e luan ndeshjen e radhës ndaj Anglisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë./Lajmi.net/