Vojvoda: Gjyqtari ishte kundër nesh, u jepte gjithmonë përparësi izraelitëve

Kombëtarja e Kosovës e ka nisur me barazim ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”. “Dardanët” barazuan 1:1 me Izraelin në ndeshjen e parë të Grupit I, e zhvilluar në Tel Aviv. Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda pas ndeshjes kritikoi edhe gjyqtarin kryesor të takimit, pasi sipas tij, anonte më shumë për Izraelin.…

Sport

25/03/2023 22:16

Kombëtarja e Kosovës e ka nisur me barazim ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

“Dardanët” barazuan 1:1 me Izraelin në ndeshjen e parë të Grupit I, e zhvilluar në Tel Aviv.

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda pas ndeshjes kritikoi edhe gjyqtarin kryesor të takimit, pasi sipas tij, anonte më shumë për Izraelin.

“Ishte rezultat pozitiv. Me ardh këtu dhe me barazu nuk është edhe lehtë. Të shënonte Rashica atë gol në minutën e fundit, na kish kënaq edhe e kishim kënaq krejt shtetin. 1 me 1 nuk është keq. E kemi një lojë tjetër me Andorrën, që duhet patjetër tre pikët”, ka thënë Vojvoda.

“E kemi ditur që nuk është kundërshtari i lehtë dhe paksa e vërtetë na ka munguar pak fat, besoj te faulli te Vedati, nuk e di a ishte penallti. Ai me tha se ishte. Kemi pas raste. Edhe referi u kanë kundër neve, në duelet 50-50 gjithmonë ka referu për ata. Kjo na ka penguar, kemi qenë të pafat, nuk është që edhe Izraeli ka luajtur dobët. Jam i bindur që e kemi ekipin për Evropian”, shtoi ai.