Vogëlushja përfundon poshtë rrotave të autobusit, 100 persona ngrenë mjetin për ta shpëtuar (FOTO )

Të shohësh njerëzit e dashur të përfshirë në një aksident është një nga gjërat më të këqija që mund të ndodhin. Është kjo ajo që i ka ndodhur një vajze të vogël pak ditë më parë në provincën e Guangxi, në Kinë, ku për shpëtimin e saj u përfshinë mbi 100 persona.

Fun

23/08/2015 22:57

Vogëlushja dhe gjyshja e saj, siç raporton “People’s Daily Online”, sapo kishin zbritur nga një autobus në Long’an, lokalitet i vogël i provincës, kur u rrëzuan që të dyja në tokë. Para se të arrinin të ngriheshin, autobusi u nis dhe shtypi me rrotën e pasme këmbën e majtë të vogëlushes e cila mbeti e bllokuar nën peshën e mjetit prej 18 tonësh.

Brenda pak çastesh ishin të shumtë njerëzit që u ofruan për ndihmë, të cilët tentuan fillimisht ta ngrinin në krahë mjetin, por më pas mundën të gjenin një krik dhe ngritën rrotat e pasme. Vogëlushja mundi të shpëtohej dhe u dërgua në spital, për shkak të plagëve të shumta. Gjithsesi mësohet se ajo është jashtë rrezikut për jetën./tetovasot