Vogëlushja i vjedh kokoshka princit Harry, shikoni reagimin e tij (Video)

Një vajzë e vogël, pa përvojë dhe pa dashje ka vjedhur kokoshka nga Princi Harry.

Bota

28/09/2017 15:46

Ky rast është shfaqur përmes një video e cila po e kënaq botën.

Dy vjeçarja, Emily ishte ulur me nënën e saj pran princit Harry në një ndeshje volejbolli në mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Danimarkës në Toronto, transmeton lajmi.net.

Ndërsa, Harry po fliste me një mik dhe hante kokoshka ajo gjeti një mënyrë për t’ia marr kokoshkat në mënyrë të padukshme.

Kur princi zbuloi se çfarë po ndodhte, reagimi i tij ishte qesharak dhe përfundimisht ai u bë një shok i mirë me vogëlushen.

“Harry po kalonte shumë mirë me Emilyn. Ai është një djal i mrekullueshëm dhe ai do të jetë baba i madh një ditë”, ka thënë një dëshmitar okular në afërsi të tyre./Lajmi.net/