Vodhën dru në pyll, arrestohen tre persona

Tre persona janë arrestuar në fshatin Jelakce të Leposaviqit, pasi që të njëjtit në bashkëpunim me disa persona të tjerë kanë vjedhur dru në pyllin e viktimës mashkull.

Lajme

25/10/2020 10:33

Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy sharra motorike, dhe dy radiolidhje.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj /Kos., pasi që të njëjtit në bashkëpunim me disa persona të tjerë kanë vjedhur dru në pyllin e viktimës mashkull /Kos. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy sharra motorike, dhe dy radiolidhje. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Lajmi.net/